Më 1. maj, pran qindra njerëz është mbajtë manifestimi kulturor – sportiv „1. Maji në Tupallë – Takimet e Atdheut“. Pjesa e parë e programit ishte e karakterit kulturor dhe zbavitës ku janë zhvilluar këngët dhe vallet tradicionale shqiptare.
Qytetarëve ju drejtuan:
Fatmir Hasani – Deputet kombëtar i Parlamentit të Republikës së Serbisë;
Shukri Imeri – Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Republikën e Serbisë;
Riza Halimi – Kryetar i PVD;
Dul Krasniqi – kryetar i fondit humanitar Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Linz, Austri;
Zejnel Neziri – kryetar i Fondit humanitar për Medvegjë.
Në pjesën e dytë të programit është mbajtur turneu tradicional në futbollin e vogël. Nga 8 ekipet e regjistruara, ekipi „Kigji Luani“ nga Prishtina mori fitoren. Medaljet dhe kupën fituese ju dorzoj Florim Sahiti – zëvendëskryetar i Kuvendit komunal të Medvegjës dhe kryetar i këshillit organizativ të manifestimit.